- Nusret Kurtishi
- Mix & Mastered By: Kreshnik Avdiu
- Lyrics: Kreshnik Avdiu
- Duration: 05:03 language: Albanian
- Lyrics:
- Tre burra në një shpellë
- Të ngujuem me shumë hall
- Rrokulliset e ua mbyll
- Daljen një shkamb i madh
- Kan ba dert, janë kujtu
- Qysh me u gjet e çka me ba
- Pos me u lut te i madhi Zot
- Tjetër derë vallahi s'ka
- Nëse n'jetë vepër t'mirë
- Për hir Tanin kemi ba
- Na e largo shkambin e madh
- Na shpëto ti O Allah
- Nis i pari me u lut
- Tha o Zot krejt mi ke dhan
- Jam kujdes me trup e shpirt
- I kam kqyr shume babë e nanë -
- Veç njiherë kisha harru
- Me i ushqy në gjumë pa ra
- Medet se ç'isha vonu
- M'ja u prish gjumin m'erdh gjynah
- Kam qendru deri n'sabah
- N'kam o Zot gjer sa janê zgju
- Qumsht të freskët ju kam dhan
- Madhninë Tane o Zot me gzu
- Lëviz shkambi por s'mjafton
- Për me dal e me shpëtu
- Nis i dyti lutje bon
- Zot i madh je tuj m'degju
- E kam dasht një vajz në jetë
- Gati sa skam ra n'zina
- Madhninë Tane e kam kujtu
- E atë punë nuk e kam ba -
- Nefsit luftë unë i kam shpall
- Me izë Tane e kam fitu
- Na e largo o Zot këtë hall
- Nëse je iknaqun me mu
- Lëviz shkambi por s'mjafton
- Për me dal e me shpëtu
- Nis i treti lutje bon
- Krejt me lot tuj përgjëru
- Shumë punëtor i kam punësu
- Djersën ja u kam respektu
- Pa u tha djersa e tyne n'ball
- Gjithmon hakun ja u kam pagu
- Përveç njanit o Allah
- Që ma herët âsht largu
- Hakun e tij e kam rujt
- Edhe e kam shumëfishu -
- Kur âsht kthy hakun me lyp
- T’shumfishuem ia kam dhan
- Krejt i mori edhe shkoi
- Kurrgja mu nuk më ka lan
- Nëse veç për hatër Tan
- S'kam lakmu në këtë dynja
- T'lutem shumë Ty Ja Rrahman
- Aman çaren me na e ba
- Lëviz shkambi e mjafton
- Dalin burrat e shpëtojnë
- E kjo ngjarje na mëson
- Qê shumê pak ne po punojmë
- Pa mê thuj o vllau jem
- Nëse njê hall t'godet sot
- Cila vepër t'bjen ndermend
- Që e ke ba veç për një Zot -
- Cila vepër që e ke ba
- E kërkujt nuk ia ke than
- Qê mes teje edhe Zotit
- Ti o vlla qê e ke lan?
Views: